“U përpoqa, por dështova!”- Publikohet letra që 58-vjeçari kishte shkruar para se të tentonte të vriste Donald Trump: I ofroj 150 mijë dollarë kujtdo që…

by editor

Ryan Wesley Routh, 58-vjeçari i akuzuar për atentatin e dytë ndaj Donald Trump në fushën e tij të golfit në Florida, është zbuluar se ka shkruar një letër disa muaj më parë, ku deklaronte se kishte ndermend të vriste ish-presidentin.

Advertisements

Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ka bërë publike letrën e shkruar nga 58-vjeçari.

Advertisements

“Kjo ishte një atentat ndaj Donald Trump, por më vjen keq që unë dështova”, thuhej në letër. “Unë u përpoqa më së miri dhe dhashë të gjithë forcën që mund të kisha. Tani ju takon të përfundoni punën dhe unë do t’i ofroj 150,000 dollarë kujtdo që mund ta përfundojë punën”, shkruhej më tej.

Duket se letra është bazuar në premisën se atentati ndaj Trump do të ishte përfundimisht i pasuksesshëm dhe ai kërkonte tashmë njerëz të tjerë për të përfunduar atë që kishte mbetur përgjysmë.

Advertisements

Siç raporton ‘The Guardian’, shënimi ishte vendosur në një kuti që ishte hedhur në shtëpinë e një personi të paidentifikuar, i cili kontaktoi zyrtarët e zbatimit të ligjit pasi kishte gjetur kutinë.

Kutia, e cila përmbante gjithashtu municion, një tub metalik dhe sende të tjera, nuk u hap nga personi deri pasi Routh u mor në paraburgim. Personi që mori kutinë dhe kontaktoi forcat e rendit nuk u identifikua në memorandumin e paraburgimit të departamentit të drejtësisë.

You may also like