“Ishte si vullkan”, shpërthimi i gurores në Dimal, banorët të tronditur: Na hodhën shtëpitë në erë

by editor

Fundjava ishte tronditëse për banorët e fshatit Pashalli në Dimal.

Advertisements

Shpërthimi i fuqishëm, të cilit i referohen, ka ardhur nga gurorja përballë fshatit, që ka përdorur lëndë plasëse për nxjerrjen e gurëve. Ndonëse për ngjarjen është arrestuar administratori, për banorët e fshatit kaq nuk mjafton për të larguar frikën e tyre.

Advertisements

“Ishte si vullkan, çfarë tërmeti, se tërmetin e përballojmë“, shprehet një nga banorët.Të vijnë të na i hedhin shtëpitë në erë këtu në vend, se që atje na i kane hedhur. Kanë plasur shtëpitë të tëra, të vijnë t’i shikojnë”, shprehet një tjetër banor.

Përveç tronditjes, banorët ankohen për një situatë të përsëritur prej një muaji. Nga këto shpërthime në dhjetëra banesa ka pasur dëmtime serioze. Banorët ankohen për lëvizjen e themeleve si dhe të çara në brendësi dhe jashtë tyre.

Advertisements

Banorët shprehen se ndjehen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe kërkojnë nga autoritetet vendore të marrin masa që çojnë deri në mbylljen e kësaj guroreje.

Top Channel/ Gurorja dëmtoi banesat në Dimal, shpërthimet dëmtuan dhjetëra banesa në Pashalli

You may also like