Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e katër policëve në Durrës ka bërë një tjetër përpjekje për lirim nga burgu.
Advertisements
Dajti ka depozituar një kërkesë me anë të avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit, ku kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimim e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014, vendim me të cilin ai u la në burg përjetë.
Advertisements
Ai pretendon se vendimi i dhënë është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.
Gjithmonë sipas pretendimeve të vetë Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.
Advertisements
Më datë 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë në burg përjetë.
Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.