Me dokumente false nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, ja si vepronin

by editor

31 persona janë vënë në pranga nga autoritetet britanike duke çuar kështu në shkatërrimin e një bande kriminale.

Advertisements

Operacioni i cili zgjati tre ditë, përfshiu një grup agjencish britanike të ligj-zbatimi në Irlandën e Veriut, dhe Britani, Agjencisë së Luftës Kundër krimit, NCA, forca të ndryshme policore britanike dhe partnerë ndërkombëtarë.

Advertisements

Aurorët e arrestuar e lehtësonin kalimin e emigrantëve për në Britaninë e Madhe përmes porteve dhe aeroporteve të Irlandës që kanë një zonë të përbashkët udhëtimi pa viza me Britaninë edhe pse nuk janë pjesë e zonës Shengen, por që emigrantët mund të hyjnë në Irlandë si vend i BE-së, në kësi rastesh me dokumente false. Gjatë kontrolleve intensive oficerët sekuestruan 400 mijë stërlina dhe 10 dokumenta fallco në pikat e kalimeve kufitare dhe rrugë lidhëse në qytete, si Belfasti, Liverpuli, Luton apo Skocia.

Sipas disa hetimeve të kryera gjatë vitit 2023, kjo ‘skemë’ ndiqej shpesh herë edhe nga shqiptarë që kishin si destinacion final Britaninë. Ata merrnin taksi që kushtonin deri në 2,500 stërlina, që është më pak se kostoja e kalimeve me gomone.

Advertisements

Kjo shumë ishte përveç 300 apo 400 stërlinave të tjera për një dokument fals të blerë në Shqipëri. Mendohej që këto udhëtime kryheshin çdo ditë. Hulumtimet e gazetës britanike ‘The Telegraph’ zbuluan se shqiptarët bashkëpunonin me grupet kriminale irlandeze për ti organizuar fluturimet drejt Dublinit me dokumente false evropiane dhe më pas me taksistë irlandez që i çonin ata drejt Britanisë me tragetet që lidhnin Irlandën ose Irlandën e Veriut me portet britanike.

“Duhet të shkoni në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 £ nga Dublini në Angli. Është 100 për qind i sigurt. Duhet të marrësh një ID të rreme europiane që të mund të shkosh lehtësisht në Dublin,” ka thënë një nga organizatorët e bandës, raporton gazeta britanike.

Ministrja britanike e Azilit dhe Sigurisë se Kufijve, Dame Angela Eagle, thotë se ky operacion ka qenë një sukses i madh dhe dërgon një sinjal të qartë se grupet e trafikantëve që shkelin ligjin do përballen me pasoja serioze.

Ndërkohë sipas disa statistikave të fundit ka shkuar në mbi 24 mijë vetë numri i të ardhurve këtë vit me gomone përmes La Manshit, ku 707 emigrantë kaluan vetëm ditën e shtunë.

You may also like