Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare/ Ekspertiza e Prokurorisë e dërguar në Itali kthehet pas për mungesë dokumentacioni

by editor

Italia ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës për kryerjen e ekspertizën mjekoligjore për përcaktimin e shkaktut të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Advertisements

Letërporosia është kthyer mbrasht nga shteti fqinj për mungesë dokumentacioni, pasi organi i akuzës mësohet se ka dërguar vetëm letrat dhe jo mostrat e plota, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Advertisements

Prokuroria e Tiranës dërgoi letërporosinë në Itali disa muaj më parë për të kryer një ekspertizë mjekoligjore atje për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Familjarët e vogëlushit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Advertisements

Sipas, ekspertizës mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit ishte anestezia gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu mësohet se prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa bluzat e tjera të bardha nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos.

Mësohet se kur Briani ishte i shtruar në QSUT kanë asistuar të paktën 6 mjekë. Po ashtu, prokuroria ka sekuestruar kartelën te QSUT dhe nuk ka lënë asnjë kopje për familjarët.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Përgjigja e kthyer është “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”.

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare të mjekut Roland Xhaxho.

You may also like