Në një kohë që motrat Antonela dhe Mariela Berisha, janë ende në kërkim nga policia, për sulmin ndaj Klea Prengës, mamaja e tyre, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku thotë se po i keqpërdoret imazhi i saj dhe i fëmijëve.
Advertisements
Donika Marashi, e ëma e motrave Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, i cili më pas është fshirë, thotë që ka denoncuar të gjitha faqet që kanë denigruar atë dhe vajzat e saj.
Advertisements
Po ashtu, Marashi shprehet se ajo distancohet nga çdo profil që është hapur, dhe sulmon dhe denigron palën tjetër, në këtë rast Klea Prengën.
“Pershendetje. Dua te lajmeroj te gjithe qe sot kam denoncuar ne shtetin ku jetoj dhe jam rezidente te gjitha adresat qe po perdorin imazhin tim dhe te femijeve te mi ne rrjete sociale. Shume njerez po perfitojne nga fatkeqsia qe ndodhi dhe duke ma bere me te veshtire situaten, po postojne imazhe te miat dhe te vajzave te mia. Do deshiroja qe askush te mos perdorte me imazhet tona as per te treguar mbeshtetje dhe as per te denigruar. Theksoj qe vjedhja e imazheve sipas artikullit 167 D.Lgs n. 196/2003 te Republikes Italiane perkufizohet si krim i perdorimit ilegal te te dhenave dhe ndeshkohet me deri ne 3 vite burg. Per me teper, nese keto imazhe perdoren per te shqetesuar dike tjeter apo njollosur reputacionin e tij, shtohet dhe vepra penale (art 595 i kodit penal) e difamacionit te rende. Distancohemi publikisht nga cdo adres qe esht hapur per te denigruar gjithashtu dhe palen tjeter”, shkruan mes të tjerave Marashi në postimin e saj.
Advertisements