3 vjeçari humbi jetën 1 vit më parë pas ndërhyrjes kirurgjikale, gafa e Prokurorisë: Për hetimin mund të pyesë vetëm viktima

by editor

Rreth një vit, prej se 3-vjeçari Brian Spahiu u nda nga jeta pas një ndërhyrje kirurgjikale në dhëmbë, në një klinikë private në Tiranë, ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Advertisements

Prindërit e të miturit kanë kërkuar në Prokurorinë e Tiranës detaje në lidhje me fazën se ku ndodhen hetimet, shkakun e vdekjes së vogëlushit dhe personat përgjegjës, por janë përballur me një shkresë, përgjigjen e të cilës ata nuk e prisnin.
“Na fshehu 11 ditë ekspertimin”, babai i Brian Spahiut kërkon përjashtimin e prokurores Felaj: Po prish provat!
Në përgjigjen e Prokurorisë siguruar nga Ballkanweb, thuhet se “të drejtën për të marrë informacion në lidhje me procesin, e ka vetëm viktima e veprës penale”. Ndërkohë 3-vjeçari ka ndërruar jetë.“Këto janë të drejta sipas parashikimeve ligjore të këtij kodi, konkretisht neni 58, pika d) i ka vetëm viktima e veprës penale dhe gjithmonë pa cenuar parimin e sekretit hetimor. Ndërsa të drejtën për të kërkuar informacion lidhur me arsyet e kryerjes apo jo të një veprimi hetimor nga ana e prokurorit, siç jeni drejtuar me disa pyetje “retorike” në kërkesën tuaj nuk e ka as viktima e veprës penale, pasi këto lloj pyetjesh cenojnë pavarësinë e prokurorit dhe kompetencat e tij në ushtrimin e ndjekjes penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë drejtuar familjarëve të 3-vjeçarit Brian Spahiu.
Brian Spahiu ndërroi jetë në datën 28 shtator. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë.Gafa e Prokurorisë në përgjigjen për prindërit e BrianSipas dëshmive, mjeku anestezist Roland Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 tetor, i vogli ka humbur jetën.Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, por deri më tani, askush s’është vënë në pranga.

Advertisements

You may also like