Grupi Kastrati po pozicionohet në mënyrë strategjike si një nxitës kryesor i zhvillimit ekonomik në Shqipëri, me plane ambicioze për vitet e ardhshme.
Advertisements
Në një intervistë me z. Shefqet Kastrati për revistën ekonomike Monitor, ai shtjelloi investimet e ardhshme të kompanisë, veçanërisht në turizëm dhe energjinë e rinovueshme – dy sektorë që ai i sheh si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
Advertisements
Kastrati Group do të sjellë në Shqipëri dy brande botërorë të hotelerisë, Hyatt Regency dhe Hilton Tirana. Ky partneritet synon jo vetëm të rrisi standardet e mikpritjes në Shqipëri, por edhe të krijojnë mundësi të reja pune në sektorin e turizmit.
Z. Kastrati theksoi se sjellja e këtyre markave ndërkombëtare do të rrisë cilësinë e hotelerisë dhe do ta përfshijë Shqipërinë në hartat e hoteleve më prestigjiozë në botë.
Advertisements
Nga ana tjetër, Kastrati Group po bën hapa edhe përtej kufinjve kombëtarë, ku së fundmi ka investuar me blerjen e një hoteli prestigjioz në Miami, një lëvizje e rëndësishme që shënon prezencën e grupit në tregun ndërkombëtar të turizmit. Ky zgjerim pasqyron një vizion strategjik për të diversifikuar investimet dhe për të ngritur profilin e bizneseve shqiptare në një skenë globale.
“Ne jemi zgjeruar edhe jashtë vendit duke investuar në blerjen e një hoteli prestigjoz në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ne ishte shumë e rëndësishme të vendosnim një emër shqiptar. “Dua Hotel Miami”, tashmë renditet ndër emrat më të mëdhenj të hotelerisë në një nga qendrat botërore të Turizmit. Zgjerimin në Miami e konsiderojmë si fillimin e investimeve tona të rëndësishme jashtë vendit dhe një mundësi për rritjen e mëtejshme të grupit,” tha presidenti i grupit.