Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani. Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë e nderon me një minutë heshtje

by editor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 44 vjeçare është nderuar me një minutë heshtje nga Komiteti Ekzekutiv i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë me kerkesen e Presidentit, Stephen Harper.

Advertisements

Nderimet për ish-deputetin demokrat u bënë në takimin e rradhës të këtij Forumi më datë 23 shtator.

Advertisements

Në takim, Partia Demokratike përfaqësohej nga deputetja dhe Kryetarja e LDG, zonja Albana Vokshi.

Pjesë e takimit ishte edhe miratimi i aplikimeve për anëtarësim të dy partive italiane, Fratelli d’Italia dhe Forza Italia, te cilat u mbeshteten nga perfaqesuesja e PD.

Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë është e vetmja organizatë ndërkombëtare me parti anëtare nga të gjithe kontinentet. Shumë nga anëtarët e saj vijnë nga demokracitë e sapokrijuara gjatë viteve ’90.

You may also like