Zbulohet projekti fitues i kullës së shtetit tek Inxhinieria

by editor

Kulla 39 kate që do të ngrihet në pronën shtetërore pas Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit do të ketë një formë mikse me tre pjesë. Njëra prej tyre është rrethore, e dyta katrore dhe e treta duket që ka formën e një trekëndëshi.

Advertisements

Arkitektuara e projekteve të kullave që po propozohen në Tiranë po kalon caqet e imagjinatës. Teksa betoni masiv ngjitet lart, format e tij janë nga më të ndryshmet, pse jo edhe më të çuditshmet. Një imazh i Tiranës, që po ndryshon duke marrë pamjen që ka në kokë kryeministri Edi Rama.

Advertisements

Kulla që do të ndërtohet pas Inxhinierisë së Ndërtimit ishte pjesë e grupit të dytë të thirrjeve për kullat e shtetit. Ajo është projektuar nga studio Bahuku. E njëjta studio ka projektuar edhe zyrat e shtetit, që do të ndërtohen tek godina e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pranë shkollës Harry Fultz.

Ndërsa, ndërtesa e cila do të shërbëjë për të akomoduar punonjësit e disa institucioneve publike do të ketë formën e një stalle, me çati në formë U-je, e cila ngjason me tunelet e koperativave të Enver Hoxhës.

Këto dy projekte të shpallura fituese në Grupin e dytë, tani do të tenderohen. Kompania ndërtuese, e cila do të shpallet fituese do të ndërtojë zyrat e shtetit me paratë e saj dhe në këmbim do të marrë falas tokën shtetërore pas Inxhinierisë së Ndërtimit, ku do të ndërtojë kullën 39 kate.

Projekti për energjizimin e qyteteve po zhvillohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Ai parashikon ndërtimin e zyrave të shtetit me paratë e privatëve dhe dhënien e tokës shtetërore falas për këta të fundit, me qëllim ndërtimin e kullave./Kapitali

You may also like