Një shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël, u burgos pasi u gjet në një makinë me 15 kg drogë. Por ai mund të përballet ende me akuza për zbulimin e kanabisit me vlerë 275,000 £ në Norwich.
Advertisements
Elmas Vreka, 21 vjeç, ishte me një BMW të bardhë, të cilën policia e vuri re teksa ishte ndalur në një garazh në Thetford. Ajo që çoi në zbulimin e shqiptarit ishte era e fortë e kanabisit që vinte nga brenda.
Advertisements
Oficerët zbuluan 15 kg kanabis në thasë mbeturinash, që ishin në bagazhin e makinës.
Vreka u dënua me tetë javë burg nga Gjykata e Norwich, pasi kishte pranuar posedimin me qëllim të furnizimit me kanabis.
Por gjykata dëgjoi se emigranti i paligjshëm mund të akuzohej në lidhje me një serë kanabisi të gjetur në Ranworth Road, Norwich, në të cilën u gjetën 55 bimë në fillim të këtij viti.
Atij gjithashtu iu ndalua të drejtonte makinën për 12 muaj pasi pranoi drejtimin e mjetit ndërsa ishte i skualifikuar.
Duke dënuar Vrekën, gjyqtarja Katharine Moore tha se droga e sekuestruar nga policia ishte “me të vërtetë me cilësi shumë të ulët”.
Gjyqtarja Moore tha se Vreka mund të përballet ende me akuza në lidhje me kanabisin e gjetur në Ranworth Road.