E rëndë në Kukës/ Punonjësi i policisë aksidenton 11 vjeçarin, ja si paraqitet gjendja e të miturit

by editor

Një 26-vjeçar, me detyrë punonjës policie është përfshirë në një aksident këtë të enjte. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, 26-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pjesë e hetime tashmë është edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila po kryhen veprimet procedurale.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like