Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dhënë vendimin ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babalja”.
Advertisements
Mësohet se është lënë në fuqi masa me një vit heqje lirie.
Advertisements
Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.
Sipas prokurorisë, 2 audio përgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, janë të montuara dhe në këtë çështje kanë qenë të përfshire edhe Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.
Advertisements