“Për një shef komisariati paguhej 600 mijë €”/ Salianji zbulon çfarë pritet të dalë në “Sky”

Ervin Salianji është shprehur se “Mund të dalë në “Sky” që për një shef komisariati paguhej 600 mijë Euro që të bëhej për shkak se ky e kishte vëllain ministër. Salianji i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se hapja e hetimit ndaj tij, shmang nga një dënim i ri Geron apo Fatmir Xhafajn.

Advertisements

Blendi Fevziu: PD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?

Advertisements

Ervin Salianji: Po, nesër, ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i këtij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn. Nëse do të kishte një hetim të ri ndaj tij, do të duhej të ishte mbajtur këtu ai dhe do të merreshin telefonat dhe do të shihej me kë komunikonte, mund të dilte për shembull, siç mund të dalë në “Sky” që për një shef komisiariati në Kurbin, nëpërmjet këtyre, paguhen 600 mijë Euro te ministri.

Ervin Salianji: Mund të dalë në “Sky” që për një shef komisariati paguhej 600 mijë Euro që të bëhej për shkak se ky e kishte vëllain ministër. Janë faktuar që të gjitha. Unë kam cipë dhe integritet në publik. Këta janë njerëz të përfshirë dhe me lidhje me mafian. Të gjitha këto deklarimet që kam bërë deri më tani, do jua jap dhe vendimin për atë që ju thashë për Artan Gjermenin. Do ta keni shumë shpejt. Do ta keni vendimin për këto që ju thashë. U bë gjë të shmanget nga dënimi i ri Geron Xhafaj dhe t’i ruhet fytyra e qeverisë.