Kosto e jetesës çon shqiptarët te “Gabi”; Bien importet e veshjeve të reja rriten të të përdorurave

by editor

Me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

Advertisements

Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

Advertisements

Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor.

Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%. Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%.

Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.

Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%.

Edhe në rang global shitjet e veshjeve të përdorura po shohin rritje shumë më të fortë se veshjet e reja, si rrjedhojë e ndërgjegjësimit për ruajtjen e ambientit, por edhe si një mënyrë për tu veshur me cilësi kundrejt një çmimi të ulët.

Rënia e konsumit të veshjeve në Shqipëri mbart disa faktorë të shumëfishtë që kanë të bëjnë me tkurrjen dhe plakjen e popullsisë dhe me rritjen e fortë të çmimeve të mallrave të shportës.

Barometri i Ballkanit, një anketë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që mat perceptimin e qytetareve për të situatën ekonomike, gjeti se më 2024 shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishte inflacioni i lartë.

Pas luftës në Ukrainë, çmimet e shportës në Shqipëri u rritën me ritme dyshifrore. Njësoj si në Europë qytetarët shkurtuan shpenzimet për veshje dhe këpucë.

Edhe në Europë dhe më gjerë shitjet e veshjeve të reja po përballen me rënie këtë vit, edhe pse inflacioni po stabilizohet duke thyer të gjitha parashikimet për rritje të shitjeve në fillim vit. Monitor

You may also like