Temperatura deri në 32 gradë, si pritet të jetë moti në fundjavë

Në fundjavë, temperaturat në vend do të shkojnë deri në 32 gradë celcuis.

Advertisements

Meterologu Hakil Osmani thotë se të dielën pritet shtim i vranësirave dhe mund të ketë edhe mot të paqëndrueshëm.

Advertisements

“Vendi ynë ditën e sotme, do të jetë nën mbizotërimin e qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të bëhen në pjesën e ddytë të ditës, të fokusuara kryesisht në zonat malore. Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera 10 gradë celsius, në Ersekë, Pukë, Peshkopi, ndërsa në orët e mesditës, presim maksimume të cilat do të jenë edhe në vlerën 31 gradë celcius. Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rritje të temperaturave të ajrit, që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të jenë në 11 apo 12 gradë celcius, në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do t’i kemi edhe në vlerën 32 gradë celcuis, në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Tirana, Gjirokastra apo Shkodra, do të jenë në vlerat 31 gradë celcuis, ndërsa vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 28-30 gradë celcuis.

Zonat malore do t’i kenë temperaturat e ajrit mbi 24 gradë celcuis. Përsa i përket kushteve atmosferike, mbetemi deri në orët e pasdites, në dominimin e intervaleve të gjata me diell, kalime të lehta të vranësirave, por parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, kryesisht gjatë mbrëmjes. Kjo do të sjellë që në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, zona veri perëdimore të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ,me rrebeshe shiu”, theksoi ai.