E trishtë/ Ndërron jetë mjeku i dashur i qytetit, shquhej për profesionalizmin e lartë

Një lajm i trishtë njoftohet mëngjesin e sotëm kur një nga doktorët më të dashur e të respektuar të qytetit të Lushnjes, Fatmir Dabulla, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Advertisements

Doktor Mili, siç i thërrisnin lushnjarët dhe jo vetëm, për vite me radhë ka kontribuar në spitalin e lushnjes i specializuar për sëmundjet e veshkave. Në duart e tij kanë kaluar me mijëra pacientë dhe doktori asnjëherë nuk i kthente mbrapsh, por gjente kohë ti shërbente të gjithëve me profesionalizëm e përkushtim. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse Doktor Mili ishte i dashur në komunitetin lushnjar dhe jo vetëm.

Advertisements

Një mjek i papërtueshëm e konsideronte komuniteti lushnjar, një doktor që doli në pension në vitet 2020. Në spitalin e Lushnjes “Isan Çabej”, doktor Mili ka vendin e vet të shënuar për shkak të profesionalizmit.

Ai do ti mungojë familjes së tij, dhe dy djemve, njëri prej të cilëve është një figurë shumë e dashur për sportdashësit, ish-futbollisti Rezart Dabulla; si dhe djalit Idlir Dabulla, një prej sipërmarrësve më në zë në qytetin e Lushnjes. Por edhe ish-kolegëve të tij të spitalit dhe komunitetit të gjerë lushnjar.