Zgjedhja e Kreut të Policisë/ Softa: Ilir Proda ka drejtuar një qark problematik, emrat që mendoja të favorizuar ishin…

by editor

Në rubrikën ‘Opinion’ i ftuar eksperti sigurisë, Fatjon Softa ka diskutuar rreth kandidatit që i është dërguar Kryeministrit Rama për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Advertisements

Ilir Proda është kandidati më i favorizuar, teksa në lidhje me këtë përzgjedhje Softa u shpreh se ai ka pasur në drejtim disa qarqe por së fundmi një qark problematik si ai i Elbasanit.

Advertisements

Më tej Softa u shpreh se sa i takon qasjes ai ka pasur 3 emra të cilët i ka menduar si më të favorizuar duke theksuar edhe ndasitë e gjeneratave.

Softa:

Advertisements

Është një emër relativisht i një gjenerate të re ashtu si Ministri i cili e paralajmëroj këtë. Proda është një person i cili ka drejtuar një zonë problematike, ka komunikim dhe nëse nuk do të ketë fatin e drejtorëve të tjerë.

Unë kam pasur qasje te 3 persona, Proda, Çipa dhe Hitaj të paktën për gjeneratë e re. Por nëse do flasim për një gjeneratë pak më jetëgjatë, pro në raport me kandidatët e tjerë të paktën me dy kam pasur mundësi edhe të komunikoj me drejtorin e qarkut të Gjirokastrës me të cilin kemi një projekt për policinë dhe me Prodën në një emision televiziv.

You may also like