Dosja “Metamorfoza”/ Nga Gjoka te Lita, shtyhet seanca e gjyqit, ja arsyeja

by editor

Për më shumë se 3 orë në GJKKO është zhvilluar senaca paraprake për dosjen Metamorfoza.

Advertisements

Vetë kreu i Spak Altin Dumani dhe Arben Kraja ishin të pranishëm ku lexoi gjetjet e prokurorisë për Pllumb Gjokën Behar Brajovic,Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.

Advertisements

Sipas avokatëvë mbrojtës , pas më shume se një viti Prokuroria e Posacme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i
Sky ECC nuk jane dokumenta sic kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.

Në seancë gjykim të shkurtuar kërkuan Xhehavir Lita, Oltion Bistri dhe Astmer Bilali.

Advertisements

Seanca e kësaj të marte u shty për nje ditë tjetër, për shkak të orarit të zgjatur.

Komunikimet e gjetura në Sky Ecc dhe që tashme po përdorën si provë penale ka hapur debat gjyqsore.

Avokatët e Pllumb Gjokës kanë kërkuar pavlefshmëri të tyre në gjykatën kushtetuese.

Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në dosjën Metamofoza u zbuluan vrasje, tentative vrajsjësh dhe një sër krimesh të tjera ku protagonist ishin edhe ish shefi i operacionales Oltion Bistri dhe ish prokurori Xhevahir Lita.

Ky operacion goditi një grup kriminal në Shkodër dhe provat e mundësuan pikqrisht nga Franca dhe Belgjika.

You may also like