“Të jesh mirë…”/ Mesazhet kër**nuese me emrin e Ervis Martinajt, Gazment Bardhi thirret në SPAK

by editor

Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, do të paraqitet në SPAK rreth orës 15:00 të ditës së sotme, lidhur me kallëzimin e depozituar në Prokurorinë Speciale për shantazh.

Advertisements

Në datën 30 shtator, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuara. Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Advertisements

Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, Bardhi tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK. Pak ditë pas denoncimit dhe kallëzimit, SPAK është vënë në lëvizje, ndërsa pritet që sot kreu i deputetëve demokratë të japë sqarime.

You may also like