Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit pas një konflikti.
Advertisements
Policia njofton se 40-vjeçari ka goditur me grushte një shtetas, i cili ndodhet në spitalin e Traumës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Advertisements
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin L. Sh., 40 vjeç, banues në Ndermenas, pasi ka goditur me grushte shtetasin A. V., për motive të dobëta. Shtetasi A. V. po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.