Nuk pret mazhoranca, Kuvendi kërkesë zyrtare KQZ-së për të zëvendësuar mandatin e Salianjit

by editor

Duket se mazhoranca nuk ka pritur dhe i ka dërguar Komisionit Qëndron të Zgjedhjeve kërkesë zyrtare për të zëvendësuar mandatin e deputetit të Ervin Salianjit.

Advertisements

Kuvendi i ka dërguar zyrtarisht KQZ-së kërkesën për dhënien e mandatit të tij ndaj pasuesit në listën shumë emërore të zgjedhjeve të kaluara. Në letrën e firmosur nga Genc Gjoncaj sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, vihet në dijeni Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se për shkak të dënimit të Apelit, Ervin Salianji ka humbur mandatin e deputetit.

Advertisements

“I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve,

Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës dh të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit të mandatit të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.9.2024.Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, thekson Kuvendi.

Nga ana tjetër, avokatët e Salianjit, i cili ndodhet në burg, i kanë dërguar kërkesë Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e Apelit të Posaçëm, pasi dënimi me burg i ka ndërprerë atij mandatin.

Ervin Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Falsifikim provash”, në lidhje me dosjen hetimore “Babale”.

You may also like