“Ëndrra Amerikane”/ Hapen sot aplikimet për lotarinë “DV-2026”, kushti kryesor që duhet të plotësoni. Ja sa do të zgjasë

by editor

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka njoftuar se sot hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV-2026.

Advertisements

Në njoftim, ambasada thotë se aplikimet mbyllen më 5 nëntor, ndërsa kujton se mënyrë e vetme ku mund të bëhet aplikimi është faqja zyrtare: dvprogram.state.gov.

Advertisements

Po ashtu, ambasada thotë se personat që do të aplikojnë duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj, pasi kjo është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

Postimi i ambasadës

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y
📝Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.
❗️Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

You may also like