“Të hapet zjarr luftarak!”, Artan Hoxha tregon në studio regjistrimin që dorëzoi sot në SPAK për 21 janarin: Kujdes…

by editor

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ishte sot në SPAK për të dorëzuar kasetën e vrasjeve të 21 janarit 2011, ku mbetën 4 viktima në bulevard përpara kryeministrisë.

Advertisements

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha publikoi një pjesë të vogël të regjistrimit ku bëhet fjalë për të shtënat që mendohet se u kanë marrë jetën 4 njerëzve në bulevard.

Advertisements

“Komunikimi është në radio dhe kur je në ambient të hapur ka interferim. Janë 8 të shtëna dhe e ka lënë radion hapur. Janë të shtëna pistolete. Ndërsa Agim Llupo ka gjuajtur me MP5. Ziver Veizi është vrarë me duar në xhepa. Faik Myrto është vrarë nga Ndrea Prendi ka qenë në anën tjetër të trotuarit.

Fakti që kemi 2 të vrarë pa autorë e bëri Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ta detyrojë Shqipërinë që të hetojë për këtë rast dhe të certifikojë se vrasjet janë bërë nga shteti.

Kjo është një pjesë e këtij momenti, sapo jepet urdhri për vrasje dhe sigurisht.

Janë 34 minuta dialog mes gardistëve. Është komunikimi që bën Ndrea Prendi me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve. Aty vjen drejtori I përgjithshëm, ministry kërkon një mjet të blinduar. Drejtori I gardës në fund kërkon një bilanc se sa gardistë janë dëmtuar.

Në asnjë moment nuk flasin për njerëz që mund të jenë vrarë ose plagosur në atë moment. Vetëm ai kërkon me insistim, ndaloni dhe ndalojnë menjëherë. Vetëm ai kërkon me insistim, ndalo, ndaloni dhe ndalojnë menjëherë.

Ata janë gjakftohtë dhe menjëherë pas kësaj kërkojnë municion. Në një moment I kërkon Dashamir Shehut që t’u bëjë thirrje me megafon që t ëmos e kalojnë gardhin. Dëgjohet një komunikim tjetër kur policia I ka lënë vetëm dhe është vetëm një njësi e Elbasanit.

Ata nuk kanë folur asnjëherë për pasojat e zjarrit”- tha Hoxha.

Pjesë nga regjistrimi

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

You may also like