Shiu përmbyet rrugët e lagjet e Vlorës, kryebashkiaku: Të ndërhyjë ushtria, është carë tubi…

by editor

Kryetari i Bashkisë së Vlorës bëri të ditur se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

Advertisements

Prej tij eshtë kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetitReshjet e shiut kanë shtuar intensitetin duke sjellë dhe prezencë uji në disa rrugë dhe lagje në qytetin e Vlorës.

Advertisements

Bashkia ka bërë me dije që qytetarët të bëjnë kujdes në disa lagje të qytetit, kur të qarkullojnë apo dhe të parkojnë pasi ne orët në vijim mund të rritet dhe niveli i ujit.

Lagja Skelë, Pavarësia, Kushtrimi, Rilindja janë ato lagje që sa herë ka reshje shiu përmbyten.

Reshjet e shiut vijojnë të shtojnë intensitetin, disa rrugë dhe lagje gjenden nën ujë, si çdo herë lagja Rilindja është nën ujë, po ashtu zona tek Biblioteka e qytetit, zona e Skelës gjenden nën ujë.

Të gjitha rrugën kanë prezencë uji deri në 20-30 cm, ndërkohë që në disa zona niveli i ujit shkon edhe 50 cm.

You may also like