Moti i keq, rrëzohet pema gjigande në Tiranë

by editor

Një pemë e madhe është rrëzuar pak çaste më parë në Tiranë. Si pasojë e motit të keq një pemë ka rënë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Advertisements

Siç duket edhe nga pamjet, pema ka dëmtuar murin rrethues të pallatit dhe ka rënë në rrugë. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz.

Advertisements

Ditën e sotme i gjithë vendi ka qenë nën “pushtetin” e motit të keq, ku si pasojë e shirave të rrëmbyer janë bllokuar rrugë në disa qytete të vendit përfshirë dhe Tiranën, si dhe ka patur rrëshqitje dheu.

Fatmirësisht në vendin tonë nuk ka patur lëndime në njerëz, ndërkohë që në Bosnje ka patur 14 viktima si pasojë e përmbytjeve.

Advertisements

You may also like