Kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe ditët në vijim! Parashikimi i motit për fundjavën, ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu

by editor

Shqipëria pritet të jetë në kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe gjatë fundjavës, ku do të ketë edhe reshje shiu.

Advertisements

Sipas parashikimeve, moti do të jetë me vranësira mesatare, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites

Advertisements

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Njoftimi i SHMU

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.

You may also like