Sipas raportimeve, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës, duke penguar kalimin e automjeteve.
Advertisements
Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha edhe në Bypassin e Vlorës, ku ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes së dherave. Ky incident ka ndodhur pasditen e djeshme dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për orë të tëra.
Advertisements
Sipas raportimeve, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës, duke penguar kalimin e automjeteve. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë masat e marra për të hapur qarkullimin, ndërsa autoritetet po punojnë për të riparuar dëmet e shkaktuara.
Shembja ka ndodhur në segmentin që lidh Vlorën me Kaninën dhe Orikumin, dhe për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit, rruga ka qenë e bllokuar për një kohë të gjatë. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë për të siguruar kalimin e sigurt të automjeteve.