Në dosjen e SPAK janë zbardhur edhe bisedat e Franc Çopjas me Agustin Çinarin, punonjësin e policisë së Durrësit, i akuzuar si pjesë e grupit Çopja, pasi ka kryer kontrolle në sistemet për llogari të tyre.
Advertisements
Rezulton se Çinari ka informuar Franc Çopjan lidhur me disa ngjarje kriminale, si dhe kontrollet që kryenin forcat e policisë. Në disa raste të përsëritura, Çinari, ka marrë dhe transportuar vlera monetare, të cilat më pas i ka dërguar në destinacionet përkatëse, sipas udhëzimeve dhe orientimeve të marra nga Franc Çopja.
Advertisements
Në një bisedë ata flasin edhe për vrasjen e Nuredin Dumanit.
Pjesë nga biseda:
Advertisements
Franc Çopja: Po vrasim, po tresim e prapë nuk i dilet.
Franc Çopja: Nga totali për vlerën e mallit (73 kg kokainë e shitur në Itali), 34 500 euro do i mbash ti.
Agustin Çinari: Në Port të ndihmoj unë nëse je i interesuar për të sjellë gjë në Shqipëri. Çdo e-mail që më vjen, marr numrin e kontejnerit dhe e veçoj. Pastaj ndonjë nga njerëzit vjen e merr mallin dhe e nxjerr nga Porti.
Franc Çopja: A ke njeri që të marrë përsipër vrasjen e Nuredin Dumanit. Më ka krijuar shumë probleme. Unë hallin e kam me tarzanin (Endrit Alibejn). Ofroj 1 milion euro.
Agustin Çinari: Vetëm mund ta arrestoj Nuredinin, por për këtë punë nuk më ke.