Protestuesit hedhin molotov në mes të forcave të policisë, efektivët përfshihen nga flakët (Foto)

by editor

Pas Kryeministrisë, selisë së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme, të gjithë protestuesit mbërritën te Bashkia e Tiranës, ku hodhën bomba të shumta me molotov, jo vetëm drejt godinës, por edhe drejt uniformave blu.

Advertisements

Protestuesit hodhën molotov dhe një prej tyre shpërtheu në mes të forcave të policisë, ku disa efektivë u përfshinë nga flakët. Menjëherë vepruan me fikëse zjarri policët e tjerë.

Advertisements

Sakaq, një molotov ka rënë edhe mes protestuesve dhe ishte policia që arriti ta fikte.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

You may also like