Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale më shumë se 2 orë pas përfundimit të protestës së opozitës.
Advertisements
“Mirënjohje të përzemërt për dhjetëra mijëra qytetarë që folën qartë sonte me protestën dhe zemëratën e tyre kundër Narkoshtetit të Edi Ramës.
Advertisements
Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush!”, shkroi Meta në Facebook.
Meta dhe anëtarë të tjerë të forcës së tij politike u shfaqën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por nuk shoqëruan drejtuesit e Partisë Demokratike në marshimin e tyre drejt institucioneve të tjera përveç Kryeministrisë, si Parlamenti apo Bashkia Tiranë.
Advertisements