Një grua shtatzënë e ka kryer dje procesin e lindjes në automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës.
Advertisements
Eliona Demaliaj drejtoresha e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ tregon gjendjen shëndetësore të nënës dhe vajzës së porsalindur. Ajo thotë se vajza dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa flet edhe rrezikun e lindjeve në kushte jospitalore.
Advertisements
“Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë, është stabël. Po merr mjekimet e nevojshme, por janë në gjendje të mirë.
Lindja duhet të kryhet në kushtet spitalore, rreziku është i madh i lindjes në kushte jospitalore, duke pasur parasysh rrezikun te fëmija të mos marrjes frymë apo hemorragjia tek nënat”, tha Demaliaj. Po ashtu drejtoresha e maternitetit Mbretëresha Gerladinë thotë se kishin dërguar ekipin me mjekë tek Trauma dhe nënës iu dha ndihma në kohë rekord.
Advertisements
Asistenca e mjekëve, si mjekëve te Trauma ashtu edhe e mjekëve të maternitetit Geraldinë, ishte në kohë rekord. Nënës dhe fëmijës ju dha ndihma në kohë rekord nga të dyja ekipet. Në dërguam ekipet te spitali i Traumës, sistemi i shëndetësor i dha ndihmën e duhur në momentin e duhur dhe për fat të mirë gjendja e nënës dhe fëmijës është stabël.