“Le të harrojmë. Ka ndodhur kur ishim fëmijë të vegjël”, “Nuk kemi harruar asgjë. Nuk e kemi kapërcyer dhe s’po vazhdojmë dot përpara”, kanë qenë debati i fundit mes dy vëllezërve nga Shqipëria dhe kushëririt të tyre 28-vjeçar, pak para krimit në pedonalen e rrugës “Çanion” në Kypseli të Greqisë.
Advertisements
Pas vrasjes së Denis Lokës, sipas asaj që pretendojnë dy vëllezërit, fshihet një e kaluar tronditëse abuzimi seksual. Enis dhe Aleksandros Loka, respektivisht 17 dhe 19-vjeç, kanë pretenduar se viktima i ka përdhunuar kur ishin vetëm 5 dhe 6 vjeç.
Advertisements
Hetuesit po përpiqen të mbledhin prova që do të vërtetojnë pretendimet e dy autorëve, por diçka që për momentin duket se është e vështirë, pasi të rinjtë nuk kanë folur me askënd për makthin që kanë përjetuar në fëmijëri.
Mësohet se nëna e tyre, kur zbuloi makthin e përjetuar nga dy djemtë e saj, tentoi t’i jepte fund jetës.
Advertisements
Dy autorët, të cilët do të dalin ditën e premte në gjykatë, u akuzuan për vrasje me dashje.
Gjithçka ndodhi pak para orës 23:00 të së hënës mbrëma (7 Tetor). Dy vëllezërit kishin lënë një takim me 28-vjeçarin, sapo zbuluan se ai kishte shkuar në Greqi.
Të vendosur për ta vrarë, ata u kthyen shpejt nga fjalët në veprime dhe sulmuan kushëririn e tyre.
Video nga një kamera sigurie filmoi momentin kur autorët nxjerrin thikat dhe godasin 28-vjeçarin, i cili tenton të ikë i gjakosur.
Një nga goditjet në qafë i shkaktoi vdekjen 28-vjeçarit. Viktima ka shkuar deri në rrugën e Patisionit, ku policia e ka gjetur në një pellg gjaku.
Ai u dërgua në spital, por nuk arriti që të mbijetojë.