Priten reshje dhe shtrëngata në veri të vendit, AKMC thirrje për gatishmëri të forcave të emergjencës

by editor

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet mesatar gjatë tri ditëve të ardhshme, me shtrëngata në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, bazuar në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave.

Advertisements

Në përgjigje të këtyre parashikimeve, AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile.

Advertisements

Forcat e Armatosura janë gjithashtu në gatishmëri, të pajisura me mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

Qytetarët e qarqeve Lezhë dhe Shkodër u këshillohen të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo situatë të mundshme që mund të shfaqet si pasojë e reshjeve intensive.

Advertisements

“Në vijim të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në tri ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, i cili në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës do të shoqërohet me shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës”, njofton AKMC.

“Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence. Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme.”, përfundon njoftimi i AKMC.

You may also like