Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka nisur vizitën në Tiranë. Kreu i Shtetit turk, u prit me ceremoni zyrtare në Presidencë nga homologu shqiptar, Presidenti Bajram Begaj. Të dy liderët do të zhvillojnë një takim mes tyre. Më pas, Erdogan do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, e cila do të pasohet me një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Advertisements
Erdogan do të marrë pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën ka patur një kundërshtim për shkak të akuzës së tij për drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët Turqia i sheh të lidhur me lëvizjen gyleniste. Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së Erdogan, policia e kryeqytetit ka marrë disa masa dhe do të bllokojë disa rrugë në orarin e mbërritjes dhe takimeve të tij.
Advertisements