Lulzim Basha ka zbuluar ‘arsyen’ pse deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Advertisements
“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjesi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet.
Advertisements
Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.
Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: Siç bëri me Çyrbjen e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq.
Advertisements
Për këtë Rama vendosi ta bëjë dhe deputet, si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit në parlament.
Shqipëria meriton më shumë”, shprehet Basha.
Jurgis Çyrbja ka dorëzuar dje mandatin e deputetit.
Kjo lëvizje e deputetit socialist ka ardhur vetëm një ditë pasi u thirr në SPAK dhe u pyet për 5 orë për një kallëzim të Partisë Demokratike. Çyrbja ishte në SPAK më datë 8 tetor, ndërkohë që mandatin e ka dorëzuar një ditë më pas, 9 tetor.
Çyrbja për mediat mohon që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK. Në një reagim për gazetaren Esiona Konomi, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.