‘Qenke trap i madh ti’, degjeneron debati mes gazetarëve: Nuk lejoj të thuash përralla këtu! Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh

by editor

Gazetarët Anri Bala dhe Albi Xhunga debatuan ashpër në Studio Live duke kaluar dhe në fyerje. Gjithçka nisi kur Bala e quajti Lulzim Bashën si zorrë qorre të Sali Berishës.

Advertisements

Xhunga: Ndoshta nuk je i aftë ta kuptosh. Ata që po na ndjekin e kuptojnë

Advertisements

Bala: Kush është alternativa. Jam më i aftë se ty për të kuptuar.

Xhunga: Ti je i aftë për të bërë zhurmë.

Advertisements

Bala: Më thuaj cili është alternativa?

Xhunga: Do i thuash zotërisë të mbaroj fjalën?

Bala: Nuk do lejoj të thuash përralla këtu. Ti nuk di të sqarohesh.

Xhunga: Ky flet për tjerët, zorra qorre.

Bala: Po më ka qenë zorre qorre për 21 janarin, rrugën e Kombit.

Xhunga: Me këtë nivel nuk vazhdoj shumë.

Nuk mallëngjehem për Bashën. Me këtë nivel nuk diskutoj dot. Më le të mbaroj fjalën. Qenke trap i madh se nuk e di as emrin.

Bala: Shife te titrat.

Xhunga: I ndërhy tjetrit pa lidhje. Nuk dua më të flas me ty. Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh.

You may also like