DOSJA “5D”/ Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, kërkohet largimi i Veliajt

by editor

Këtë të premte, opozita do të mbajë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Advertisements

Prej kohësh opozita, proteston para Bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen “5D”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës.

Advertisements

Kujtojmë se opozita zhvilloi me 7 tetor protestën kombëtare, e para që pas nisjes së mosbindjes civile pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Në protestën e 7 tetorit, opozita hodhi molotov drejt disa institucioneve, ku më të goditurat ishin selia e PS-së dhe bashkia e Tiranës.

Advertisements

You may also like