Aksidenti me vdekje në aksin Lushnje-Berat, përfundon në pranga drejtuesi i mjetit bujqësor që u përplas me autobotin

by editor

Arrestohet drejtuesi i mjetit bujqësor që u përfshi në një aksident me një autobot të ngarkuar me lëndë hidrokarbure. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Advertisements

Si pasojë e përplasjet, humbi jetën drejtuesi 25 vjeçar i autobotit. Nga kryerja e testit të alkoolit, 41 vjeçari që drejtonte mjetin bujqësor rezultoi në masën 0.00 mg/l.

Advertisements

Ndaj 41 vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

You may also like