Publikohet VIDEO / Sherri masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou”, me dërrasa dhe çekiçë

by editor

Është publikuar video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre rumunë në impiantin e stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës.

Advertisements

Dhjetra shqiptarë dhe rumunë janë punësuar për të kryer punimet në stadiumin ikonik që po rinovohet plotësisht.

Advertisements

Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi ishte e para që dha lajmin, duke thënë se ishin përdorur edhe armë të ftohta.

Nga pamjet duket se sherri ka nisur teksa punëtorët ndodheshin në një kolonë betoni, dhe ka vijuar edhe poshtë, duke bërë që të përfshihen edhe persona të tjerë.

Advertisements

You may also like