Tentoi të vr*ste me thikë një 26-vjeçar, arrestohet autori! E pëson edhe mjeku roje në spital, ja për çfarë akuzohet

by editor

Një 26-vjeçar është goditur me thikë mesnatën e së premtes në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit. Pas ngjarjes, në pranga është vendosur autori i dyshuar 59-vjeçari Anton Kasa.

Advertisements

Raportohet se ky i fundit ka tentuar të vrasë me thikë në gjendje të dehur të riun. 26-vjeçari u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Advertisements

Ndërkohë e ka pësuar edhe mjeku roje në spitalin ku mori mjekim i riu, i cili është vendosur në pranga për shpërdorim detyre.

Mjeku raportohet se nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit dhe për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 26-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve policore kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në pranga vihet dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, shtetasin K. D., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

You may also like