Një grua 55-vjeçare, Regjina Deda, ka humbur jetën në Pukë, teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Advertisements
Policia bën me dije se trupi i pajetë është gjetur nga një person, i cili ka telefonuar sallën operative duke i njoftuar se ka gjetur pa shenja jete nusen e xhaxhait të tij.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Megjithatë, ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash,
ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.
Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.