Deri në 40.000 lekë shtesë mbi pagën për Forcat e Armatosura, ja kategoritë që përfitojnë

by editor

Qeveria ka miratuar një vendim ku parashikohet rritja e trajtimit financiar për disa kategori brenda Forcave të Armatosura.

Advertisements

Efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë do të marrin një shtesë të re mbi pagën, konkretisht:

Advertisements

– efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;

– Forcat Komando 30000 lekë në muaj;

Advertisements

– ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;

– efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal

– EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;

– ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj;

– ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;

– një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

You may also like