Kasaphanë në Levan/ Makinat marrin përpara 40 krerë bagëti, çobani: Ishin dy makina që po parakalonin njëra-tjetrën, u shmanga mos të më vrisnin

by editor

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.

Advertisements

Dy makina kanë marrë përpara dhjetëra krerë bagëti.

Advertisements

Çobani i tyre, në një prononcim për News24, ka deklaruar se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra-tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin.

“Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin, po parakalonin njëri-tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.

You may also like