Fenomeni i rrezikshëm i vetëlëndimit, që ka burimin nga sfidat në “TikTok,” ka prekur edhe komunën e Kamenicës pas Gjakovës.
Advertisements
Të premten, drejtoria e një shkolle të mesme të ulët në këtë komunë raportoi rastet e para të vetëlëndimeve. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se disa nxënës të klasave të gjashta dhe të nënta në fshatin Koretin kanë provuar të lëndojnë veten për shkak të sfidave në rrjetet sociale.
Advertisements
“Me datë 11.10.2024, rreth orës 14:00, policia e Kosovës u njoftua nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ulët në Koretin se disa nxënës kishin provuar të lëndonin veten. Policia e Kosovës, njësia e hetimeve, doli në vendngjarje. Nuk ka raporte për të lënduar, por prokurori ka urdhëruar që të mbetet shënim zyrtar,” tha Hashani.
Më herët, në Gjakovë ishin raportuar rreth 20 raste të këtij fenomeni të rrezikshëm. Drejtoresha e Arsimit në Kamenicë, Eranda Kumnova-Baçi, njoftoi se kanë ndaluar përdorimin e telefonave në shkolla si masë preventive për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij fenomeni.
Advertisements
Ajo theksoi se rastet kanë qenë kryesisht në shkollat e mesme të ulta, me nxënës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.
Për këtë situatë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.