ALARM për BOMBË vetëm pak metra larg Kryeministrisë! Antiterrori evakuon zonën mes Ambasadës së Kosovës dhe asaj serbe

by editor

Alarm për bombë në një prej zonave të rëndësishme të Tiranës, ku ndodhen disa prej institucioneve më të larta të vendit, si dhe disa ambasada të huaja.

Advertisements

Voxnews.al mëson se Antiterrori dhe forcat e Operacionales kanë kryer evakuime si dhe kanë rrethuar zonën.

Advertisements

Është e paqartë se kush e ka raportuar bombën në këtë zonë vetëm pak metra larg Kryeministrisë.

Prezenca e madhe e policisë është parë në rrugën “Donika Kastrioti”, ku ndodhet Ambasada e Serbisë dhe ambasada e Kosovës.

Advertisements

Po ashtu, në këtë zonë ndodhet selia e PD-së euroatlantike, e grupimit të Lulzim Bashës, si dhe përballë saj ndodhet Gjykata Kushtetuese.

You may also like