Kushton £106,000,000 grami, njihuni me substancën e dytë më të shtrenjtë në botë

by editor

Një nga artikujt më të shtrenjtë në botë shitet për £106,000,000 grami dhe nuk është aspak ajo që mendoni. Nëse listoni disa prej artikujve më të shtrenjtë në botë mund t’ju vijnë ndërmend platini, ari ose diamantet.

Advertisements

Por një nga substancat më të shtrenjta në botë është një pluhur, një gram i të cilit ka këtë çmim marramendës.

Advertisements

Substanca quhet Nitrogen Atom-Based Endohedral Fullerenes. Në thelb, është një kafaz me atome karboni dhe një atom azoti brenda. Por ajo që e bën kaq të shtrenjtë është çfarë mund të mundësojë në të ardhmen.

Substanca mund të shërbejë për të shpikur orë atomike shumë të vogla dhe të sakta që shkencëtarët besojnë se mund të mbahen edhe në xhep.

Advertisements

“Imagjinoni një orë atomike në miniaturë që mund ta mbani në celular. Ky do të ishte revolucioni i ardhshëm për ta”, tha dr. Kyriakos Porfyrakis.

Një orë atomike e mat kohën duke monitoruar frekuencën e atomeve. Ora e parë atomike u shpik më 1949 në Uashington, por asokohe kishte të njëjtën cilësi me orët elektronike ekzistuese.

Orët atomike janë përmirësuar me ritëm të shpejtë dhe versionet më të mira të 2024 janë miliarda herë më të sakta sesa orët e zakonshme.

Problem është madhësia e tyre sa e një dhome që ua vështirëson shkencëtarëve përdorimin e tyre ndaj kjo substancë është kaq e çmuar.

Një nga problemet që do të zgjidhte do të ishte pozicionimi i makinave pa shofer. GPS e tanishme janë të sakta për largësi të caktuara ndaj është e vështirë që mjetet të gjurmohen dhe kontrollohen saktësisht. Ora atomike në miniaturë do ta zgjidhte këtë problem dhe makinat pa shofer do të bëheshin të zakonshme.

Megjithatë, këto orë nuk janë ende drejt realizimit.

Nitrogen Atom-Based Endohedral Fullerenes është substanca e dytë më e shtrenjtë në botë pas kundërmateries që NASA shprehet se vlen 41 trilion paund për gram./tvklan.al

You may also like