Ish-kryeministri Sali Berisha shpalosi programin për zgjedhjet e ardhshme me rritje pagash dhe pensionesh.
Advertisements
“Sirenat e mjerimit, pavarësisht nga lustra e televizioneve ju garantoj ju se asgjë nuk mendoj më shumë sesa gjendjen e tyre. I garantoj se ndërhyrja do të jetë emergjente, akti i parë do të jetë vendosja e minimumit jetik i llogaritur nga avokati i shtetit, prej 200 euro. Do të jetë vendosja e rrogës minimale 500 Euro. Do të jetë, asnjë pension nën minimumin jetik dhe dyfishim i pensioneve të tjera.
Advertisements
Do të jetë synimi që të dimë të dalim përsëri në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet. Heqja e TVSH-së për të gjitha ushqimet. Ku do të merren paratë? A do ta bëja unë një premtim të tillë nëse nuk do të isha 100% i sigurtë se nuk do ta mbaja? Kurrë.
Por jam 100% i sigurtë. Nëse këtë vit PD do ishte në pushtet….Ku merren paratë? 8 miliardë Euro është buxheti i këtij viti. 800 mln euro është fondi i pagave të Administratës, pra mbeten 7.2 miliardë Euro. Cfarë po ndodh në Shqipëri” tha ai.
Advertisements