Koreografi i njohur Ilir Shaqiri, ka folur për marrëdhënien që ka me të bijën po ashtu edhe me të dashurin e saj që shpesh ajo vetë e poston në “TikTok.”
Advertisements
Teksa ka treguar për romanin të cilin vajza e tij ka botuar së fundmi dhe ai nuk e ka lexuar ende, ai ka përmendur dhe raportin që ka me të partnerin e saj.
Advertisements
Ai është shprehur se në momentin e parë që Emily i ka treguar se ka një të dashur, ai i ka thënë ta sjell në shtëpi.
Advertisements
“E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?. Më tha jo. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka. Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë. Unë ‘kush është ky? . I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë,” tha Iliri.
Ndër të tjera ai shtoi se ka bërë një hap tjetër duke e ftuar djalin për pushime në Siçili duke udhëtuar 8 orë vetëm për vetëm.
“Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra,” u shpreh fituesi i Big Brother Vip ne “Wake Up”.
Ilir Shaqiri ka treguar shpesh herë si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”, marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij, Emily. Disa vite më parë, para se të kishte një lidhje romantike bukuroshja realizoi në profilin e saj në Instagram një ‘ask me question’ me ndjekësit e saj ku i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.
Dhe me këtë rast Emily gjeti momentin e duhur që të bëjë ‘shaka’ me balerinin, një shaka që ia ‘ngriu’ zemrën atij.
“A je single”- e pyet një ndjekës ndërsa balerina është përgjigjur: “Jo jam në një lidhje”, dhe menjëherë kthen kameran nga ish-fituesi i “BBVIP” që menjëherë reagon dhe e pyet me kë.
Më pas ajo e kthen telefonin nga macja dhe thotë: “Me të”, duke shkaktuar qeshura mes tyre. Ndërsa balerini e ka ripostuar videon dhe krahas saj shkruan: “Ai momenti kur qesh nga halli”.
Kujtojmë se Shaqiri ka treguar më parë edhe një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij ku i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ishte ngrënë saqë dhe ushqimi i ngeci në fyt.
“Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-tregoi ai.
Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.