Formula e re e sigurimit të makinave: Ja sa do të paguajmë nga 1 janari 2025

by editor

Nga 1 janari 2025, drejtuesit e automjeteve në vend do të përballen me një formulë të re të përllogaritjes së primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, ku për disa çmimi do të jetë më i ulët dhe për disa do të rritet.

Advertisements

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Drejtoresha ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prezantoi rregulloren e miratuar së fundmi. Ajo shpjegoi se primi do të llogaritet në bazë të 7 elementeve të riskut, siç është mosha e shoferit, vjetërsia e makinës, historiku i dëmeve, fuqia motorike, etj,

Advertisements

“Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave te mjetit dhe drejtuesit, por nëse makinën ia le dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit te automjetit por edhe pronarit e mjetit. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërse për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”.

Drejtuesja e AMF theksoi se ekziston e gjithë databasa e duhur e historikut të dëmeve në mënyrë që të bëhet një llogaritje e saktë.

Advertisements

“AMF ka një regjistër ku çdo dëm qe kalon tek kompanitë ,vjen tek ne dhe ne i kemi pasur te gjitha te dhënat e nevojshme për të bere këtë rregullore.”

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, ka rekomanduar që tashmë duhet të merren masa për t’u siguruar që kjo rregullore të implementohet siç duhet dhe të mos ketë abuzime.

“Merrni masa dhe bëni kontrollet që qytetarët të jenë të qartë më 1 janar 2025. Roli juaj duhet te jetë më aktiv dhe që qëllimi i mire i kësaj skeme të bashkëshoqërohet me sukses. Sa më të kujdesshëm me aplikimin”.

Rregullorja e re synon të aplikojë një çmim të drejtë primi për çdo drejtues automjeti, minimizimin e aksidenteve rrugore, rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e tyre për të përdorur mjete me fuqi motorike më të ulët.

You may also like